Sociale

4 të vdekur dhe 145 raste të reja nga Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145 raste. Ndërkohë incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

Sipas Ministrisë në 24 orët e fundit janë kryer 912 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

“Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki : 72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnjë, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Përrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese,” thuhet më tej në deklaratë.

Më tej theksohet se qytetarët që dyshojnë se kanë Covid-19 duhet të telefonojnë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 dhe nëse kanë nevojë për informacion të kontaktojnë në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2695

Durrës 555

Shkodër 398

Lezhë 262

Korçë 242

 Elbasan 236

Fier 225

Vlorë 184

Kukës 132

Berat 114

 Dibër 80

Gjirokastër 62


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë