Sociale

4 të vdekur, 707 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 qytetarë: Dy qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Fieri 1 qytetare nga Lushnja, të moshave 76-89 vjeç.


Më tej thuhet se janë kryer 3307 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastër, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamëz dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Prrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrgozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës.


Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14542
Fier  1819
Shkodër   1384
Durrës  1363
Lezhë  998
Vlorë   1028
Korçë    934
Elbasan  968
Berat  812
Dibër  536
Gjirokastër 461
Kukës 373


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë