Sociale

4 të vdekur, 159 raste të reja dhe 52 të shëruar, në 24 orët e fundit

Epidemiologja Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të prekur me Covid-19,një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar.

Duke bërë thirrje për kujdesin e higjienës dhe respektimin e masave anti-covid,Tomini shtoi se çdo rast i konfirmuar pozitiv duhet të izolohet.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Rastet e reja jane në këto bashki:

68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë,

nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq,

nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.

52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë,”u shpreh Tomini.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2501

Durrës            567

Shkodër           372

Lezhë        297

Elbasan          287

Korçë         245

Fier               222

Vlorë         189

Kukës         142

Berat            116

Dibër            73

Gjirokastër         72


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë