Sociale

4 të vdekur, 132 raste të reja dhe 55 të shëruar në 24 orë nga Covid-19

Mjekja Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, deklaroi se një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana, si pasojë e Covid-19.
"Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Janë kryer në 24 orët e fundit 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste.
Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :
24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë," shpjegoi mjekja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2380
Durrës   533
Shkodër  373
Lezhë 278
Elbasan  264
Korçë 225
Fier   213
Vlorë 182
Kukës 144
Berat    99
Gjirokastër 63
Dibër     59


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë