Sociale

4 të vdekur, 127 raste të reja dhe 103 të shëruar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona. Mirela Cami, nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëri me dije se bëhet fjalë për një 65-vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59-vjeçar, një 75-vjeçar, një 76-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

"Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki: 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos. Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7732 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar," shtoi Cami.

Autoritetet përsëritën se qytetarët që kanë shenja të sëmundjes, të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Gjithashtu të telefonojnë në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2658

Durrës 594

Shkodër 395

Elbasan 309

Lezhë 308

Korçë 255

Fier 243

Vlorë 197

Kukës 150

Berat 111

Dibër 107

Gjirokastër 75


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë