Sociale

4 humbje jete dhe 167 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Katër persona kanë humbur jetën dhe janë konfirmuar pozitivë 167 raste të reja me COVID-19, në 24 orë. Betejën me virusine e kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha. Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 88 raste janë në Tiranë, 11 në Durrës, 9 në Lezhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për respektimin e masave dhe bën thirrje për të mos e ulur vigjilencën.
COVID-19 – Statistika (14 shtator 2020)
Testime totale 74766
Raste pozitive 11520
Raste të shëruara 6615
Raste aktive 4567
Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2317
Durrës 516
Shkodër 357
Lezhë 268
Elbasan 232
Korçë 209
Fier 185
Vlorë 163
Kukës 140
Berat 84
Dibër 49
Gjirokastër 47


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë