Sociale

Itali, 368 të vdekur brenda ditës

Shpërthimi i Covid-19 në Itali ka dalë jashtë kontrollit. Numri i viktimave është rritur sot me 368, një nga bilancet më tragjike në vendin fqinj,

Më shumë se 250 e viktimave ishin nga Lombardia, rajoni i prekur në Itali. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Italia është më shumë se 1800.

Ndërsa virusi ka filluar të përhapet me shpejtësi në të gjithë Europën, Italia mbetet vendi i dytë më i prekur rëndë pas Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë.

Përvoja e saj ka ofruar një shembull alarmues për vendet e tjera europiane që kanë filluar të shohin rritje të mprehta të rasteve të koronavirusit gjatë ditëve të fundit.

Sistemet shëndetësore në Lombardi dhe në rajone të tjera të pasura veriore si Emilia Romagna dhe Veneto në epiqendrën e shpërthimit italian konsiderohen ndër më të mirët në Europë, por janë mbingarkuar për shkak të numrit të madh të të prekurve.

"Numrat kanë vazhduar të rriten. Ne jemi afër momentit kur nuk do të kemi shtretër dhe njësi të intensiv," tha guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana.

Shumica e rasteve në Lombardi kanë qenë në qytete të vogla në zona si Bergamo dhe Brescia, por ka pasur frikë edhe për përhapje të madhe në vetë Milanon.

"Sfida e madhe do të jetë të shohim se për sa kohë mund ta mbajmë epideminë larg Milanos," tha Massimo Galli, drejtuesi i Infektivit në spitalin e Sacco të Milanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë