Sociale

367 në një ditë, dyfishohet numri i të vdekurve në Britaninë e Madhe

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli ka njoftuar sot një rekord të lartë prej 367 vdekjesh të reja midis pacientëve me koronavirus në spitalet e vendit, duke shënuar ditën më të errët deri më tani për shërbimin shëndetësor në krizën që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Shifra shton vdekjet e mëparshme në Skoci, Uells dhe Irlandë Veriore dhe numri i ri i vdekjeve sugjeron se rreth 1.8 milionë njerëz në Britani mund të jenë të infektuar tashmë apo të jenë të sëmurë me virusin. Ndërkohë ekspertët kanë vlerësuar se ka një vdekje për çdo 1.000 njerëz që sëmurem. Më shumë se 25,000 njerëz kanë testuar zyrtarisht pozitivë dhe Londra ende konsiderohet të jetë në qendër të epidemisë së vendit. Një grup i ri i të dhënave i cili u publikua mëngjesin e kësaj të marte nga Zyra qeveritare për Statistikat Kombëtare, sugjeroi se numri i vërtetë i vdekjeve të koronavirusit mund të rezultojë të jetë 24 përqind më i lartë se sa dihet, pasi do të përfshihen edhe njerëzit që vdesin në shtëpi apo në shtëpi të kujdesit shëndetësor e social. Shkalla e vërtetë e vdekshmërisë pritet të dalë në javët e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë