Sociale

3 të vdekur dhe 68 raste të reja, 124 pacientë të shtruar në spital

Në komunikimin e përditshëm Eugena Tomini nga ISHP, bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë dhe janë konfirmuar pozitive 68 raste të reja. Tomini deklaroi se pacientët ishin një 57 vjeçare dhe 80 vjeçarë nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa asnjë sëmundje.

“Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë,” shtoi Tomini.
Më tej ekspertja theksoi përsëri për qytetarët dhe bizneset të kujdesen për masat e higjienës dhe të tregojnë kujdes në ambientet e punë, aty ku ofrohen shëbime dhe në çdo mjedis tjetër publik.
Tomini përsëriti për qytetarët, nëse kanë shenja të sëmundjes të izolohen dhe të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe nëse kanë nevojë për këshillim psikologjik të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 903
Durrës 215
Shkodër 204
Vlorë 98
Lezhë 82
Korçë 64
Elbasan 48
Kukës 47
Fier 40
Berat 32
Gjirokastër 22
Dibër 20


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë