Sociale

3 të vdekur, 302 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur nga Covid-19; një 62-vjeçar dhe një 80-vjeçar nga Tirana, si edhe një 63-vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë kryer 1405 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
“Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,
30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,
9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,
5 raste në Krujë dhe Librazhd,
4 raste në Has dhe Peqin,
3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,
2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,
1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar,” shpjegohet nga Ministria.

Më tej Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale u bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2. Gjithashtu, të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19, ose të telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3653
Durrës 724
Shkodër 494
Fier 487
Korçë 459
Lezhë 369
Elbasan 334
Vlorë 285
Berat 217
Kukës 178
Dibër 95
Gjirokastër 95


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë