Sociale

3 të vdekur dhe 288 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me Covid-19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja. Gjithashtu, gjatë këtyre 24 orëve janë shtuar 288 persona të prekur nga 1304 testime të kryera.
“Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 16 në Fier, 14 në Krujë, Gjirokastër, 13 në Durrës, 11 në Kavajë, 10 në Lushnjë, Gramsh, Kuçovë 8 në Peqin, 7 në Elbasan, 4 në Shkodër, Kurbin, 3 në Tepelenë, 2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë, 1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar,” thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat anti-Covid-19, si vendosja e maskës kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruajtja e distancës dhe kujdesuni për higjienën, Më tej shton se duhet të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4247
Durrës 779
Fier 535
Shkodër 498
Korçë 490
Lezhë 388
Elbasan 369
Vlorë 321
Berat 237
Kukës 184
Gjirokastër 119
Dibër 93


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë