Sociale

3 të vdekur dhe 124 raste të reja në 24 orë me Covid-19

Pas ditës ku nuk u raportua asnjë vdekje, mjekja Genta Qirijako nga ISHP, deklaroi se ka  3 humbje jete në 24 orët e fundit, të cilët ishin në moshat përkatësisht një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese.

"Në 24 orët e fundit  janë kryer 808 testime dhe janë konfirmuar 124 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik.

70 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7309 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacient janë të intubuar,"shprehet Qirijako.

Ndërkohë mjekja ka një thirrje për prindërit në Tiranë në këtë periudhë të epidemisë: Të shmangni fluksin në QSUT, drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi garantohet afër vendbanimit, nga mjekët pediatër, në kohë dhe me cilësi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2651

Durrës 587

Shkodër 375

Elbasan 309

Lezhë 303

Fier 254

Korçë 252

Vlorë 199

Kukës 154

Berat 112

Dibër 90

Gjirokastër 77


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë