Sociale

3 të vdekur, 91 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 91 qytetarë, nga 2818 testime.
Ndërkohë në këto 24 orë e kanë humbur betejën me virusin 3 pacientë, 2 qytetarë nga Korça dhe 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç, duke e çuar në 2406 numrin total të viktima.
Sa i përket situatës në spitale, Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i pandemisë.
Statistika (06 Maj 2021)
Raste të reja ditore 91
Të shëruar në 24 orë 894
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,818
Testime totale 649,632
Raste pozitive 131,510
Raste të shëruara 114,362
Raste Aktive 14,742
Humbje jete 2,406
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12431
Fier 505
Shkodër 356
Gjirokastër 242
Korçë 236
Durrës 231
Vlorë 220
Elbasan 133
Dibër 98
Berat 98
Kukës 96
Lezhë 96


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë