Sociale

3 të plagosur në aksident në Korçë, mes tyre një i mitur

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e një fugoni dhe një automjeti me targa greke në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Të plagosurit janë anëtarët e familjes që ndodheshin në makinën Volkswagen me targa greke, mes të cilëve edhe një i mitur.

Ata janë Gj. M. rreth 20 vjeç, A.M. 14 vjeç dhe 48-vjeçarja M.M.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë