Sociale

3 persona të infektuar nga Korça, zgjerohet harta e të prekurve me COVID-19

Harta e personave të prekur nga COVID-19  u zgjerua edhe me qytetin e Korçës ditën e sotme. Janë tre persona të infektuar nga ky qytet.

Sipas mediave këta persona u shtruan paraprakisht në spitalin e Korçës dhe më pas janë transferuar në kryeqytet.

Të dhënat paraprake tregojnë se personat e infektuar janë menaxheri i një lokali dhe një çift të moshuarish, të cilët kishin ardhur nga Italia.

Shqipëria ka regjistruar sot numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve, që nga dita ku u konfirmua pacienti i praro. Numri i testimeve nuk ka pasur ndryshime radikale (33), ndërsa numri i personave pozitive me COVID-19 ka shkuar në 13, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 89.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë