Ekonomi

3 mijë lekë për pensionistët, ende asnjë plan për rindërtimin

Qeveria më në fund vendosë tu japë pensionistëve 3 mijë lekë për fundvit.

Nga ky bonos mbi pensionin mujor përfitojnë 663 mijë 227 qytetarë.

Ministrja e Financave Anila Denaj në një konferencë për shtyp u shpreh se fondi i akorduar për pensionistët ëhtë nga kursimet dhe “Vonesa e deklarimit nuk ka qenë se nuk e kishim prioritet bonusin e pensionistëve, por me nodhjen e tërmetit dhe rishikimin e buxhetit duhet të bënim mirë llogaritë”.

Ministrja u shpreh se ende nuk ka një plan rindërtimi, ai po shihet nga ministri i sapoemëruar. Fondi për rindërtimin nga buxheti i 2020 është planifikuar 20 mld lekë.
Përsa i përket bizneseve të prekura, ajo u shpreh se do të jenë pjesë e planit të masave dhe po mendohet eleminimi i disa gjobave apo penaliteteve që do të përcaktohen pas datës 20.

Falja, u shpreh ministrja Denaj, nuk do ishte praktika më e mirë, por do ta shohim hap pas hapi se si do të veprojmë.

“Do konsiderojmë se si do të jetë rimëkëmbja. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Dhomat e Tregtisë të cilat do të sugjerojnë një plan masash për rimëkëmbjen. Po bëhet analizë e detajuar e të gjitha nevojave.”- tha Denaj.

Që nga nesër Ministria e Financave sëbashku me INSTAT do të jnë në terren për të kryer një anketim tek bizneset me qëllim që të mësojnë në detaje pasojat e tërmetit tek ata; që nga dëmet e godinave, ndaljen e prodhimit, mungesat e punonjësve që kanë ndikura tek mbarëvajtja e veprimtarisë së tyre.

Gjithashtu një inventive tjetër për bizneset e prekura do të jetë konsiderimi i humbjeve nga tërmeti si shpenzime të zbritshme, përtej kufijve që përcakton ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë