Sociale

3 humbje jete, mes tyre një mësues 47 vjeçar dhe 164 raste të reja me Covid-19

3 persona, kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre edhe një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu, një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi nuk e fituan betejën. Ministria e Shendetësisë njoftoi se janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe janë identifikuar 164 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 51, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 
56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz,
nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.
"Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar," shpjegoi mjekja Genta Qirijako.
Më tej mjekja nuk harroi të përmente këshillat për qytetarët si distanca sociale dhe mbajtja e maskës, të cilat vlejnë edhe  për hapjen e shkollave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë