Sociale

3 humbje jete dhe 149 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë nga Covid-19, 1 qytetar nga Tirana, 1 nga Librazhdi dhe 1 nga Përmeti, të moshave 62 - 87 vjeç.
Ndërkaq, janë kryer 2886 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos,
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar",shpjegon Ministria.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   18790
Fier      2207
Durrës  1110
Gjirokastër 945
Shkodër  908
Korçë   714
Vlorë     486
Dibër    320
Kukës    285
Elbasan  179
Lezhë     15
Berat    15


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë