Sociale

3 humbje jete, 161 raste të reja në 24 orë. Rënie e lehtë rasteve krahasuar me dy javë më parë

Mjekja Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se Covid-19 kane humbur jeten tre persona; një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana. Nderkohe jane shenuar 161 persona të infektuar te rinj nga virusi. Sipas të dhënave epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë dhe krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë.
"Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve.
Nga 875 testime të kryera, 161 kanë rezultuar pozitivë më virusin SARS COV2.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 
54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,
11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,
9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,
nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,
nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq. Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar," shtoi mjekja.

Qirijako shtoi se nuk duhet të  neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare 127 dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelber falas 0800 40 40 ku do të merrni informacionin e duhur.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2206
Durrës 489
Shkodër 338
Lezhë 237
Elbasan 210
Korçë 176
Fier 160
Vlorë 145
Kukës 130
Berat 78
Gjirokastër  40
Dibër 42


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë