Sociale

28 raste të reja, 174 në total të prekur. Në hartën Covid-19 hyn edhe Tropoja

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit se në total janë kryer 1144 testime ku janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, 174 qytetarë, ku katër prej tyre janë fëmijë dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë ne terapi intensive 2 janë të intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.” tha ekspertja e ISHP

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tirane           102 raste

- Durrës           10 raste

- Lushnjë         4 raste

- Elbasan         5 raste

- Rrogozhine   2 raste

- Fier               18 raste

- Kavajë          4 raste

- Korçe            11 raste

- Vlore            5 raste

- Shkodër        3 raste

- Lezhe            4 rast

- Berat             1 rast

- Has               2 raste

- Kruje            1 rast 

-Tropojë          2 raste.

Tomini i bëri thirrje qytetarëve që të komunikojnë në numrin falas 0800 40 40 për cdo informacion që kërkojnë. Të mos shkojnë në spital dhe nëse kanë shenja të telefonojnë numrin unik të urgjencës kombëtare 127.

Për sa i përket funksionimit të spitalit “Shefqet Ndroqi” tha se ende ky spital është në proces për transferimin e të gjithë pacientëve të spitaleve përkatëse, drejt shërbimit të Spitalit të Elbasanit dhe më pas të kthehet në spitalin e dytë COVID-19.  Tomini deklaroi gjithashtu se spitali i ri për të cilën foli ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në mbledhjen online të qeverisë, është një strukturë ekzistuese dhe do të ketë të gjitha kapacitetet e nevojshme për trajtimin, diagnozën dhe të gjitha elementet e COVID-19.

Ndër të tjera Tomini deklaroi se  nga Task-Forca vetëm Skënder Brataj, drejtori i Qendrës së Urgjencës Kombëtare ka rezultuar me COVID-19. Sipas Tominit, prej kohësh mbledhjet e Task-forcës bëhen online.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë