Nga Gazeta ‘Si’ – Rreth 27 studente në Kosovë kanë akuzuar profesorin e Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual. Studentët protestuan në sallën ku ishte parashikuar të mbahet mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.
Një studente u ballafaqua direkt me profesorin, i cili akuzohet për ngacmim seksual.
“Më ke thënë a dëshiron me t’bo masazh, pranoje që edhe nga universitetet e tjera je larguar për ngacmim seksual… pranoje kush je. Kam pasur frikë para një viti, sot nuk kam më frikë”, u shpreh studentja, gjatë ballafaqimit me profesorin Krasniqi.
@fol_shlire ♬ Very Sad – Enchan
Pas kësaj deklarate të studentes, profesori dëgjohet duke bërë një telefonatë, ku tregon se i është bllokuar dalja nga Administrata Qendrore e UP-së.

Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.
Xhevat Krasniqi pasi ka përfunduar deklarimin e tij, anëtarët e Këshillit të Etikës e kanë pyetur atë rreth vlerësimit që ka bërë në lëndën e tij dhe për disa prej deklaratave të studenteve që kanë raportuar ngacmimin. Këshilli i Etikës ende nuk ka marrë një vendim për profesorin, që akuzohet për ngacmime seksuale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.