Kosova

26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Ushtria e Kosovës këndon njëzëri këngën ‘Mora fjalë’ (video)

Nga Gazeta 'Si'-Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në çelje të seancës ka kënduar Ilir Shaqiri, i cili ka performuar ‘Sërish vjen marsi’, ndërsa Shkurte Fejza këndoi këngën ‘Mora fjalë’ dedikuar komandantit legjendar Adem Jashari.

@gazetasi Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në çelje të seancës ka kënduar Ilir Shaqiri, i cili ka performuar ‘Sërish vjen marsi’, ndërsa Shkurte Fejza këndoi këngën ‘Mora fjalë’ dedikuar komandantit legjendar Adem Jashari. #gazetasi #news #albania #uck #kosovo ♬ original sound - Gazeta “Si”

E njëjta këngë është kënduar më pas njëzëri nga ushtria e Kosovës të cilët u rreshtuan për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Kazermën e Adem Jasharit.

@gazetasi Ushtria e Kosovës këndon njëzëri “Mora fjalë” #gazetasi #news #albania #kosovo #uck #fyp #ushtriaekosoves #morafjale ♬ original sound - Gazeta “Si”

Kryeministri Albin Kurti para deputetëve tha se Epopeja e UÇK-së përmbledh një trashëgimi të madhe politike, kulturore e kombëtare nga e cila ka ardhur liria e Kosovës dhe mbi të cilat është ndërtuar vetë shteti i Kosovës.

Ai tha se Kosova është çliruar prej Serbisë pikërisht nëpërmjet kësaj trashëgimie politike që prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit.

“Nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po forcohet shteti ynë”,- tha Kurti, duke shtuar se e ka fjalën për trashëgiminë e dalë nga rezistenca e armatosur e aktivizimi politik përgjatë dekadave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë