Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.
Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 mars, ku vetëm një e mbijetuar doli nga ajo masakër.
55 njerëz mbetën të vrarë në Prekaz ato ditë, 22 prej të cilëve nga familja e ngushtë e komandantit Adem Jashari, ndërsa mes datave 5-6 mbijeton djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, e sulmit deri në fund arrin t’i shpëtojë vetëm Besarta, vajza e Hamëz Jasharit.

Me rënien e Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën qw i hapi shtigjet e lirisë. Jo rastësisht, në Prekaz, në lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, pavarësi e demokraci, e pikërisht në këto tri ditë vëmendja e kombit shqiptar kthehet nga Prekazi.
Në nder të rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij, si çdo vit edhe sot organizohen aktivitete, nisur nga ceremonia në FSK dhe bëhen homazhe në Prekaz. /KohaDitore/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.