Sociale

23 të infektuar dhe 1 viktimë nga Covid në 24 orë. Pozitiviteti 6%

Nga Gazeta 'SI' - Në 24 orët e fundit në vend, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 23 qytetarë dhe 1 viktimë.

Nga 406 testime, pozitiviteti rezultoin 5.6%.

Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 406 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 23 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 7 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Fier, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Krujë, Kolonjë.

Janë 220 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 80 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,836 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë