Shendet

22 % e fëmijëve në botë kanë shenja të çrregullimeve në të ngrënë

Sipas një studimi të ri, më shumë se 1 në 5 fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën shfaqin shenja të çrregullimeve në të ngrënë.

Studimi nxjerr në pah një çështje serioze të shëndetit publik që shpesh nuk raportohet dhe njihet më pak, sipas analizës së botuar të hënën në revistën JAMA Pediatrics.

Studiuesit rishikuan dhe analizuan 32 studime nga 16 vende dhe zbuluan se 22 për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve shfaqën çrregullime në të ngrënit. Sipas studimit, këto shifra ishin më të larta në mesin e vajzave dhe të rinjve me një indeks më të lartë të masës trupore, ose BMI.

“Çrregullimet e të ngrënit mund të përfshijë rregulla të rrepta në të ngrënit, në sasinë dhe asaj që konsumon”, thotë Jennifer Rollin, studiuese.

Dikush që diagnostikohet me një çrregullim të të ngrënit, ka simptoma si shqetësime në stomak dhe rënie imuniteti.

"Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se çrregullimet e të ngrënit janë serioze dhe duhet të trajtohen nga një profesionist", thotë Rollin.

Sipas studimit, çrregullimet e të ngrënit mund të mos trajtohen si duhet sepse fëmijët mund të fshehin simptomat e tyre ose të shmangin ndihmën për shkak të stigmës.

“Studimi mbështetet në raportet e fëmijëve dhe të rinjve e për pasojë mund të ketë akoma më shumë fëmijë që vuajnë nga ky problem”, tha Jose Francisco Lopez-Gil, studiuesit që kreu analizën.

"Përhapja e çrregullimeve e të ngrënit mund të jetë edhe më e lartë nëse fëmijët do të pyeteshin për simptomat një nga një, jo diçka përgjithësuese”, tha Jason Nagata, profesor në Universitetin e Kalifornisë.

Lopez-Gil tha se studiuesit tani do të hulumtojnë se çfarë e shkakton këtë problem dhe ndërkohë, shpresojnë që institucionet dhe familjet të fokusohen në identifikimin dhe ndihmën e fëmijëve që kanë probleme me të ngrënit.

"Ushqyerja e çrregullt është një problem i rëndësishëm midis fëmijëve dhe adoleshentëve, dhe zbulimi dhe ndërhyrja e hershme janë thelbësore për të parandaluar pasojat afatgjata shëndetësore", tha Lopez-Gil.

"Gjetjet mund të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë, mësuesit dhe prindërit të kuptojnë përmasat e problemit dhe të zhvillojnë strategji për parandalimin dhe ndërhyrjen".

Shenjat e çrregullimeve në të ngrënit

“Të rriturit duhet të jenë të vetëdijshëm për shenjat e këtij problemi si tek ata ashtu edhe tek fëmijët e tyre”, tha Lopez-Gil.

Këto sjellje mund të përfshijnë një obsesion me peshën ose formën e trupit, imazhin e shtrembëruar për veten, rregulla të rrepta diete, ngrënien e tepruar dhe më pas nxjerrjen e ushqimit”, shtoi ai.

Ushtrimi në një mënyrë që përkeqëson cilësinë e jetës së një personi mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese.

Çrregullimet e të ngrënit mund të përfshijnë gjithashtu një person që ndjen ankth ose turp nëse shkelen rregullat e ushqimit.

Këto lloj sjelljesh mund të motivojnë dikë që të tërhiqet nga aktivitetet e zakonshme, që është një tjetër shenjë paralajmëruese për t'u kujdesur.

Ndërsa shifrat ishin më të larta tek vajzat adoleshente dhe njerëzit me një BMI më të lartë, çrregullimet e të ngrënit prekin të gjithë njerëzit e të gjitha gjinive, racave, etnive dhe orientimeve seksuale.

Nëse shihni shenja të këtij problemi tek fëmija juaj, kërkoni ndihmë profesionale nga një ofrues i kujdesit shëndetësor ose një specialist i shëndetit mendor, tha Lopez-Gil.

Ndërhyrja e hershme është e rëndësishme në mënyrë që problemi të mos përparojë në një çrregullim të të ngrënit të diagnostikuar plotësisht.

Mënyra më e mirë për të mbështetur një çrregullim të të ngrënit do të përfshijë shpesh shumë njerëz, siç janë ofruesit e shëndetit mendor, kujdesit mjekësor dhe ushqimit dhe është mjeku që referon fëmijën për të shkuar në profesionistë të tjerë.

“Çrregullimet e të ngrënit mund të kufizojnë cilësinë e jetës së dikujt pasi që të dyja mbushin trurin me mendime për ushqimin dhe trupin”, tha Lopez-Gil, duke shtuar se sjelljet e çrregullimit në të ngrënit shpesh i pengojnë njerëzit të bëjnë një jetë normale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë