Sociale

21 raste të reja në Tiranë, 13 prej tyre personel në QSUT

Gjatë  24 orëve të fundit ka pasur një rritje tjetër të rasteve të reja me Covid-19. Janë shtuar 21 raste, ku 13 prej tyre janë personel i QSUT dhe Flutura Beqo deklaroi se janë infektuar nga një infermiere e cila e kishte marrë virusin jashtë spitalit. Gazeta "Si" mësoi se personat e infektuar janë pjesë e pavijonit të sëmundjeve të brendëshme.

Më tej Beqo tha se prej personelit mjekësor 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë janë transferuar në spitalin infektiv.

“Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.  Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë” shtoi Beqo.

Si çdo ditë në komunikimin e përditshëm, Beqo deklaroi se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë distancimin fizik.  Mjekja shtoi se nëse  personat kanë simptoma të sëmundjes, duhet të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 e nëse kanë nevojë për informacion në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           101 raste

Durrës           51 raste

Krujë             23 raste

Shkodër         12 raste

Kamëz            9 raste

Berat              6 raste

Fier                 2 raste

Korçë             1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë