Sociale

21 raste të reja; mes tyre 1 staf mjekësor dhe 2 fëmijë

Në 24 orët e fundit, epidemiologët kanë konfirmuar edhe 21 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, ndërkohë 15 prej pacientëve të shtruar tashmë janë shëruar.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka deklaruar se prej të prekurve 1 person është personel shëndetësor dhe 2 janë fëmijë, të cilët nuk kanë shfaqur simptoma.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast,” shprehet Fico.

Që prej 9 marsit kur u zbulua rasti i parë me Covid-19 janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë.

Fico tha se rastet e identifikuara së fundmi, janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë shpërndaja gjeografike e rasteve pozitive vijon.

- Tiranë 221 raste

- Durrës 42 raste

- Lushnjë 6 raste

- Elbasan 15 raste

- Fier 32 raste

- Kavajë 8 raste

 - Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 17 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 70 raste

- Lezhë 14 raste

- Berat 2 rast

- Has 13 raste

- Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

 - Pukë 5 raste

- Mirditë 3 raste

Fico deklaroi gjithashtu që duhet të respektohet distancimi social dhe zgjerimi i fashës së orareve është një  lehtësim që kërkon përgjegjësi, për të respektuar distancën dhe ruajtjen e higjienës personale. Gjithashtu ekspertja theksoi se duhet të respektohen rregullat edhe brenda rretheve familjare dhe nëse  qytetarët kanë simptoma të sëmundjes të telefonojnë numrin e urgjencës 127, në të kundërt nëse kërkojnë informacion të telefonojnë 08004040.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë