Sociale

21 emigrantë shqiptarë marrin peng anijen angleze

Një incident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, grup prej 21 emigrantësh shqiptarë kanë marrë “peng” një anije mallrash që ishte nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Nëntëmbëdhjetë burra dhe dy fëmijë u fshehën nën një prej kontenierëve të mullinjve të erës që anija po sillte nga Bilbao për në Angli. Pasi kishin udhëtuar gjithë rrugës pa u vënë re nga marinarët, kur ishin pranë brigjeve britanike shqiptarët dolën nga vendi i fshehjes.

21 shqiptarës fshihen një anije per në Britaninë e Madhe. Gazeta Si, 26 shtator 2019


Ata ishin të vendosur që ta kalonin pjesën tjetër të rrugës me not për t’i shpëtuar kontrolleve të Policisë së Kufirit.

Por teksa ndodheshin në kuvertë, një prej rojave të portit, i cili nuk i dha asnjë sinjal anijes për t’u ankoruar. Ai njoftoi menjëherë policinë dhe autoritetet përkatëse.
Ekuipazhi u la të merrej me emigrantët për gati 24 orë, ndërsa në breg po përgatitej kurthi për kapjen e tyre.

21 shqiptarës fshihen një anije per në Britaninë e Madhe. Gazeta Si, 26 shtator 2019


“Kjo tingëllon e çmendur, por ata ishin fshehur në njërën nga ato kontenierët e mëdhenj. Askush nuk mendoi të kontrollonte mullinjtë në Bilbao, ata dolën jashtë kur anija ishte afër Britanisë. Unë mendoj se ata ishin të lodhur dhe të uritur, por kishin menduar edhe sesi mund ta merrnin anijen”, tha një burim për “The Sun”.

Shqiptarët janë arrestuar tashmë dhe sipas një zyrtari të Ministrisë së Brendshme, ata po trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë