Futboll

20 vjet më pas, djaloshi i famshëm i fotos-meme ndodhet në ‘Air Albania’

Gazeta Si - Kanë kaluar 20 vjet nga ajo foto, që e ka bërë të famshëm në gjithë botën. Djaloshi tifoz më i njohur i Fejnordit në botë, sot ndodhet në Tiranë, në ‘Air Albania’.

Tifozi i famshem i Fejnordit. Gazeta Si, 25 maj 2022

Bëhet fjalë për djaloshin e vogël biond, që u tregon kundërshtarëve gishtin e mesit, teksa qëndron mbi qafën e të atit. Një foto që përdoret më së shumti si meme në rrjetet sociale.

Djaloshi sot, pas 20 vjetësh, nuk i ndahet ekipit të zemrës. Nuk mund ta humbte kurrsesi finalen e Ligës së Konferencës. “BBC” shkruan se tifozi holandez po ndjek nga afër ekipin e zemrës bashkë me babanë e tij në Tiranë.

Që të dy kanë pozuar në të njëjtën mënyrë, por kuptohet që origjinali mbetet më i bukur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë