Sociale

Shkon në 3 numri i të vdekurve në 24 orët e fundit. 45 raste të reja

Shkon në tre numri i të vdekurve nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në mesditë se një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin, megjithë asistencën e madhe mjekësore.
Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë, në komunkimin e përditshëm, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 2 qytetarë kishin ndërruar jetë në Spitalin Infektiv. Marjeta Defvishi nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se pacientët që ndërruan jetë ishin një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, të cilat kishin disa sëmundje bashkë shoqëruese.

“Aktualisht në spitalin Infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID-19,” shtoi më tej Dervishi.

Më tej mjekja theksoi se qytetarët dhe bizneset duhet të jenë të kujdesshëm duke respektuar rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, sepse virusi është ende prezent. Gjithashtu duhet të shmangen të gjitha kontaktet me qendrat shëndetësore dhe nëse kanë shenja të sëmundjes të kontaktojnë në numrin e urgjencës kombëtare 127, në të kundërt nëse kërkojnë të komunikojnë me mjekun e familjes të kontaktojnë në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 367
Durrës 201
Shkodër 150
Vlorë 110
Fier 47
Lezhë 42
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë