Sociale

2 të vdekur dhe 108 të infektuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë si pasojë e virusit Covid-19.  Mirela Cami bëri me dije se qytetarët ishin një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.  Më tej Cami tha se janë shtuar edhe 108 raste të reja të prekur me Covid-19.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë,” u shpreh Cami.

Më tej mjekja tha se qytetarët dhe bizneset nuk duhet të neglizhojnë masat e higjienës dhe distncimin social, Ajo theksoi edhe një herë që nëse kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë në numrin e urgjencës kombëtare 127, ndërsa nëse kërkojnë këshillim psikologjik të telefonojnë në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1146

Durrës 255

Shkodër 202

Vlorë 105

Lezhë 83

Fier 76

Korçë 69

Kukës 60

Elbasan 49

Berat 30

Gjirokastër 29

Dibër 21


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë