Lajme

2 të vdekur, 90 raste dhe 5 të intubuar në infektiv në 24 orë

Në 24 orët e fundit  kanë ndërruar jetë 2 persona. Një 81-vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej ditësh me një sërë sëmundjesh bashkëshoqëruese. Mjekja Flutra Beqo deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 90 raste të reja.

“Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Shpërndarja gjeografike e rasteve të konfirmuara sot  vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër. Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës,”u shpreh Beqo.

Mjekja në tej i rikujtoi qytetarët dhe bizneset të ruajnë distancën sociale dhe nëse kanë shenja të sëmundjes të izolohen dhe të kontaktojnë menjherë në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare.  Beqo deklaroi se duhet mbajtur maska për të mbrojtur veten dhe të tjerët dhe nëse kanë nevojë për të komunikur me mjekun e familjes të kontaktojnë në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 529

Durrës 229

Shkodër 169

 Vlorë 120

 Lezhë 65

 Fier 41

Kukës 40

Elbasan 34

 Korçë 32

Berat 24

Dibër 18

Gjirokastër 17


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë