Sociale

2 të vdekur, 152 raste të reja dhe 110 të shëruar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona për shkak të Covid-19, një 61-vjeçar nga Korça dhe një 83-vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mjekja Marjeta Dervishi bëri me dije se në këto 24 orë janë shtuar edhe 152 raste të reja të prekur me virusin dhe shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnjë, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq. N

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4096, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse,” u shpreh Dervishi.

Mjekja  gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të mos ulin vigjilencën në asnjë moment po të vazhdojë të respektojnë masat e higjienës dhe distancimin social. Si çdo ditë ajo deklaroi se qytetarët që kanë shenja të sëmundjes duhet të telefonojnë menjëherë në Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1947
Durrës 489
Shkodër 302
Fier 177
Lezhë 157
Korçë 165
Vlorë 146
Kukës 123
Elbasan 118
Berat 70
Gjirokastër 45
Dibër 44


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë