Sociale

19 vdekje dhe 846 raste. Bien infektimet në Tiranë, kërcen Durrësi, Fieri dhe Elbasani

Sërish ka një numër të lartë vdekjesh dhe infektimezh në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 19 pacientë të prekur me Covid, 7 qytetarë nga Tirana, 2 nga Elbasan, 2 nga Durrësi, 2 nga Vlora, 1 nga Shkodra, 1 nga Kuçova, 1 nga Lushnja, 1 nga Gjirokstra, 1 nga Rrogozhina dhe 1 nga Librazhdi.
Gjithashtu, janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 846 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier,  82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat. Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

"Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar," shpjegon më tej Ministria në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10680
Durrës  1375
Elbasan  865
Fier  1541
Korçë  1088
Vlorë  1017
Shkodër  854
Lezhë  726
Berat  653
Kukës  422
Dibër  238
Gjirokastër  514


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë