Sociale

17 të vdekur, 1153 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 17 pacientë,4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetaë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Belshi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3975 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull," shpjegon Ministria.
MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21256
Fier 2883
Durrës 1804
Vlorë 1771
Shkodër 1440
Elbasan 1086
Korçë 1000
Lezhë 999
Berat 974
Gjirokastër 903
Kukës 399
Dibër 361

Më tej ministria njofto, se procesi i vaksinimit gjatë ditës së sotme ka realizuar 792 vaksinime anti-Covid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4969 vaksina anti-Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë