Sociale

17 raste të reja, 23 të shëruar nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 17 raste me COVID-19 në vendin tonë, nga 236 persona të dyshuar. Albana Fico nga ISHP gjithashtu tha se se listës  së shëruarve i janë shtuar edhe 23 persona të tjerë gjatë kësaj kohe.

Fico tha se në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 pacientë të shtruar dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa për sa i përket spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”  ekspertja deklaroi se atje  janë 6 pacientë të shtruar  dhe 5 janë në terapi intensive, ndërsa 4 janë të intubuar.

Harta e të prekurve nga COVID-19 vijon:

- Tiranë 190 raste

- Durrës 38 raste

- Lushnje 5 raste

- Elbasan 12 raste

- Fier 32 raste

- Kavajë 8 raste

- Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 17 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 45 raste

- Lezhë 14 raste

- Berat 2 rast

- Has 12 raste

- Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 4 raste

 - Mirditë 3 raste

Fico deklaroi se është e rëndësishme  të respektohen maksimalisht masat e kontrollit të infeksionit brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek familjarët, ndërkohë që theksoi edhe një herë numrat ku qytetarët të kërkojnë ndihmë në momentet që kanë shenja të sëmundjes(127) dhe nëse kanë nevojë për informacion (0800 40 40).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë