Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 16 pacientë, numri më i lartë i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. Njoftohet se pacientët ishin 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç.
Ndërkaq, janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar," thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19284
Fier 2829
Durrës 1800
Elbasan 1539
Shkodër 1536
Vlorë 1544
Lezhë 1138
Korçë 998
Berat 861
Gjirokastër 722
Kukës 476
Dibër 380
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.