Sociale

Me 16 raste të reja, shkon në 259 numri i të infektuarve. Mosha mesatare 50 vjeç

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 16 raste të reja pozitive me COVID-19, duke e çuar kështu në total 259 numrin e të prekurve. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri ka shkuar në 67, ndërkohë që vijon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara.
“Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar,” u shpreh Bino.
Sipas ekspertëve shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, vijon:

  • Tiranë 140 raste
  • Durrës 29 raste
  • Lushnjë 4 raste
  • Elbasan 5 raste
  • Fier 23 raste
  • Kavajë 5 raste
  • Rrogozhinë 2 raste
  • Korçë 16 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 8 raste
  • Lezhë 5 raste
  • Berat 1 rast
  • Has 2 raste
  • Krujë 5 raste
  • Tropojë 4 raste
  • Pukë 3 raste
  • Mirditë 2 raste

Bino tha se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, duke respektuar masat e distancimit social. Ajo theksoi se për çdo informacion qytetarët duhet të telefonojnë në numrin 0800 40 40, ndërsa nëse kanë simptoma duhet të telefonojnë numrin e urgjencës kombëtare 127.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë