Sociale

16 humbje jete dhe 602 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

16 persona kanë humbur jetën dhe 602  raste të reja me Covid-19 janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë shëruar 761 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 78,259 që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 3077 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki : 243 raste në Tiranë, 29 raste në Korçë, 28 raste në Durrës dhe Fier, 27 raste në Shkodër, Sarandë, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Lezhë, 14 raste në Kamëz, Gjirokastër, 11 raste në Berat, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Elbasan, Pogradec, 7 raste në Mirditë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kurbin, Vau i Dejës, Librazhd, Prrenjas, 5 raste në Devoll, Kukës, Kavajë, Gramsh, Shijak, 4 raste në Mallakastër, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Përmet, Delvinë, 2 raste në Divjakë, Dibër, Kuçovë, Vorë, Patos, 1 rast në Krujë, Mat, Belsh, Himarë, Memaliaj, Skrapar, Maliq, Poliçan.      

Qyetarët që e kanë humbur betejën me Covid-19 janë 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1080 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë