Ngjarje

Dy rrëfime ekskluzive- Kokaina ka nisur të shitet hapur

Kokaina është një nga drogat e forta që dyshohet se ka nisur të konsumohet edhe më shumë, veçanërisht në lokalet e natës në kryeqytet dhe baret në bregdet,  gjatë verës. Policia shpesh ushtron kontroll por pa sukses. Përveç ka kapur sasi mjaft të vogla ende nuk ka një hetim të mirëfilltë  që ti tregojë asaj skemën se si ofrohet kokainë në lokale të veçanta , për të cilat antidroga dyshon se ofrohet fare  hapur gjatë mbrëmjeve. Përpos patrullave që qëndrojnë në hyrje të lokaleve për kontroll armësh , apo edhe për të mbyllur ato ambiente që  luajnë muzikë me zë të lartë, për drogën dështim i  policisë ka qenë i suksesshëm.

Çfarë ndodhi një ditë...

Një klient, në lokalin tallave me emrin “Parisi” në kryeqytet, e ka qerasur policinë me informacion që rezultoi i dobishëm. " Po pihet drogë " i tregoi policisë në telefon klienti i pakënaqur.

Pas kësja telefonate, policia u nis për aksion rrethës orës 1 pas mesnate. Pati kohë që ti vinte emrin aksionit "Muzik live", por gjeti vetëm 13 gram kokainë poshtë një kolltuku por jo poseduesin. Gjithsesi Pronari i tallavas Rikardo Puci 44vjec, u ndalua.  Për mos kallzim krimi u proceduan edhe  dy vajza të reja të cilat u pyetën por  këmbëngulën " se nuk dinin asgjë" . Vajzat me inicialet Franceska S. dhe Eleni S, janë të punësuara në tallava dhe sipas tyre ato nuk e kanë fare idenë se çfarë është kokaina. Policia ka dërguar hetim edhe për një klient me emrin Robert P. , pasi kokaina u gjet afër kolltukut ku ai ishte ulur së bashku me një fishekë.

Droga pohon një agjent për gazetën” Si”, “me siguri përdorej hapur në atë tavolinë por në vendin ku ajo po konsumohej nuk ka as kamera dhe as dëshmitarë që të ndihmojnë hetimet”.

Derisa hetimet për të zbuluar shpërndarjen e dograve të forta varet nga dëshmitarët , si në këtë rast  lufta  kundër shpërndarjes së tyre në lokale është e humbur për momentin.

Rrëfimi i dytë...

Një klient që ka qëlluar në një mbrëmje të tillë në Tiranë tregon se si provoi kokainë.

"Isha i ftuar nga miqtë e mi , në një lokal nate. Ishim të gjithë meshkuj. Në një moment pronari vjen dhe thotë se festa sa kishte nisur. Ai na dhuroi kokainë për respekt të mikut të tij, i cili gjendej në tavolinë me ne. Tepsia që përdorej siç duket vetëm për raste të tilla bëri rrethin . Nuk pagova asgjë, por më bëri përshtypje sa hapur ndodhin gjërat në Tiranë, edhe pse unë isha një i ftuar i rastësishëm , dukej që pronari ishte i garantuar që në lokalin e tij nuk ndodhte asgjë për sa kohë na ofroi drogë hapur dhe miqësisht"

Të dyja këto rrëfime janë autentike dhe të besueshme të cilat gazeta “Si” i ka ndërtuar  mbi dosjet hetimore të policisë dhe Antidrogës.

Për ngjarje  të tilla apo të ngjashme na shkruani tek adresa jonë e emailit [email protected].

Bëhuni ju pjesë bashkë me gazetën “Si” pjesë  e kontributit qytetarë që shoqëria jonë të garantojë sa më shumë siguri dhe rend


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë