Sociale

15 të vdekur, 1021 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

15 persona kanë humbur jetën dhe 1021 raste të reja me Covid janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë shëruar 1085 persona dhe janë kryer 3998 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë.

Qyetarët që e kanë humbur betejën me Covid-19 janë 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç.

Sot është hapur edhe pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi I pacientëve me COVID19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë