Lajme

15 librat që duhet të lexojmë këtë verë

Kush është gati për ditë më të gjata, netë më të ngrohta dhe gjithë gëzimin që sjell vera? Një lexues i mirë e di që vera është koha ideale për të paketuar të gjithë librat të cilët periudha e ngjeshur e dimrit nuk na ka lënë kohë t'i lexojmë. Edhe nëse jeni duke pushuar buzë detit apo jeni ulur përballë kondicionerit, këto ditë të nxehta janë ideale për të humbur në një botë tjetër përmes një libri të mirë. Një libër gjithmonë na bën të ndihemi ndryshe nëse e lejojmë veten të bëhet plotësisht pjesë e tij.
Këta janë librat më të dashur të 2019-ës (në anglisht); një sugjerim për pushimet tuaja:

“Testi i nuses” nga Helen Hoang
Lexuesit nuk mundën të ngopeshin me librin e saj të parë, ndaj nuk është çudi që libri i saj i dytë është në krye të kësaj liste. Këtë herë ne bëhemi pjesë e historisë së Khai Diep, një burrë që mendon se është i paaftë të ndjejë. Ai qëndron i pabindur edhe kur familja i shpjegon se autizmi i tij e bën që ti përjetojë emocionet ndryshe, dhe e ëma e tij vendos t’i gjejë nusen perfekte në Vietnam.

“Krenari, paragjykim dhe shije të tjera” nga Sonali Dev
Çdo shpirt rebel duhet ta ketë këtë libër me vete në pushimet e radhës. Edhe pse tani një neuro kirurge, doktoresha Trisha Raje duket se e ka të pamundur të kënaqë prindërit e saj strikt. Ajo kërkon lirinë duke thyer rregullat e prindërve të saj dhe gjen një mënyrë për ta bërë këtë kur takon një shef të quajtur DJ.

“Unë kurrë nuk do të tregoj” nga Catherine McKenzie
Nëse je në kërkim të një misteri atëherë ky është libri i duhur për ty. Pas vdekjes së papritur të prindërve të tyre, 5 vëllezër e motra duhet të vendosin si të ndajnë pronën e tyre. Por para se të mund ta bëjnë këtë, ata duhet të zbulojnë se ç’ndodhi me shoqen e tyre Amanda e cila u gjet e goditur për vdekje në një varkë bregdetare 20 vjet më parë.

“Qyteti i vajzave” nga Elizabeth Gilbert
Ne e pamë protagonistin të bëhej pjesë e aventurave të reja në librin “Ha, Lutu, Dashuro”, por novela më e fundit nga Elizabeth Gilbert hedh një vështrim mbi të kaluarën. Viviana, tashmë 95 vjeçe vendos të ndajë me ne dashurinë e saj të madhe dhe na kthen pas në kohë në vitet 1940. Një kombinim epshi, skandali dhe kënaqësie, të gjitha këto përbëjnë një tjetër novelë që ti nuk do mundesh ta lëshosh.

“Në kërkim të Sylvie Lee” nga Jean Kwok
Sylvie Lee udhëton për në Holandë për të parë gjyshen e saj të sëmurë për herë të fundit. Pas kësaj, ajo zhduket. Prindërit dhe motra e saj e vogël Emi nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur,dhe kur Emi vendos të bëjë të pamundurën për të gjetur motrën e saj ajo zbulon sekrete të familjes të cilat do e kthejnë botën e saj përmbys.

“Magji për gënjeshtarët” nga Sarah Gailey
Ivy Gamble është shumë e ndryshme nga motra e saj e huaj Tabitha. Ajo ka një punë të qëndrueshme si hetuese private, por nuk zotëron magjitë që bën e motra. Jetët e tyre ndërthuren kur Ivy punësohet për të zgjidhur vdekjen e një nga punonjësve të Tabitha-s dhe kjo gjë e detyron Ivy-n të zbulojë se kush është ajo në të vërtetë.

“Zonja Gjithçka” nga Jennifer Weiner
Autorja e vlerësuar e “Kë dashuron?” rikthehet më një tjetër libër vere. Ndërmarrim një udhëtim në vitet 1950 dhe ndjekim nga afër jetët e dy motrave, atëherë dhe tani. Ato janë gjithmonë në kërkim për të njohur botën rreth tyre e cila është në ndryshim të vazhdueshëm. Njësoj si novelat e saj të mëparshme, do ta keni të pamundur ta lëshoni nga dora.

“Zona e miqësisë” nga Abby Himenez
Kristen Peterson sapo ka gjetur mashkullin e saj ideal, por ai është në kërkim të një familjeje të madhe. Kjo zakonisht duhet të jetë një gjë e mirë, por Kristen është në prag të kryerjes së një procedure mjekësore pas së cilës do ta ketë të pamundur të bëjë fëmijë. Jini të përgatitur të qeshni dhe të qani, ndërkohë që protagonistja zgjedh të marri një vendim nëse duhet të shkojë apo të qëndrojë.

“Gëzimi më i madh që kemi pasur” nga Claire Lombardo
Lexuesit janë duke e cilësuar që tani këtë libër si një nga më të mirët e vitit 2019. Gjatë ngjarjeve të vendosura në vitin 2016 dhe disa kthimeve mbrapa në kohë, njihemi me marrëdhënien perfekte midis Marilyn dhe David. Edhe pse dashuria e tyre është ideale, katër vajzat e tyre nuk kanë pasur të njëjtin fat. Historitë e secilës prej tyre bëhen bashkë për të na treguar se sa e vështirë është të duash ata që janë më afër teje.

“Kyç çdo derë” nga Riley Sager
Të gjitha këtyre pasditeve me diell mund tu duhet pak errësirë. Kur Jules Larsen fillon një punë të re si punëtore në një apartament, nuk ja ka idenë që do e gjejë veten duke zgjidhur misterin e zhdukjes së një tjetër punëtoreje. Kjo dhe gjithashtu e kaluara dyshuese e ndërtimit të ndërtesës do e bëjë në libër suprizues, por edhe pak të frikshëm për ju.

“3 Gra” nga Lisa Taddeo
Ndërkohë që shumica e librave në këtë list janë imagjinarë,nuk mund t’i rezistonim kësaj kryevepre joimagjinare. Në një hapësirë kohe prej 8 vitesh, Lisa Taddeo zbuloi jetët e tre grave të cilat jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një shtëpiake në Indiana, një sipërmarrëse në Bregun Lindor dhe një nxënëse gjimnazi në Dakotën e Veriut kanë histori intriguese dhe të gjitha të idhura më njëra-tjetrën për të treguar.

“Ora e artë” nga Beatriz Williams
Një udhëtim në Bahamas-in e vitit 1941, ku një grua e quajtur Lulu e cila ka ngelur vejushë së fundmi raporton jetët e Dukës dhe Dukeshës së Windsor. Ata janë pjesë e shumë dramave, por të gjitha shtohen kur Lulu zbulon të vërtetën e shëmtuar që fshihet pas martesës së tyre. Përgjatë gjithë kësaj kohe ajo bie në dashuri me një burrë i cili do të zhduket.

“Kurrë nuk e kam bërë” nga Joshilyn Jackson
Protgonistja Amy eshtë e kënaqur me jetën e saj tipike përrallore dhe rutinën e përditshme. Por, kur një grua e re e quajtur Angelica bëhet pjesë e klubit të saj të librit duke nxitur pjesëmarrësit ta ndajnë sekretet e tyre, ajo detyrohet të përballet me të shkuarën. Pa pasur zgjidhje tjetër, ajo vendos se e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten është të mundi Angelica- në lojën që ajo vetë ka filluar.

“Të mbash Lucy-n” nga Tammy Greenwood
Ginny Richardson vuan kur i marrin foshnjen e saj. Lucy lindi me sindromën Down, ndaj burri i saj dhe familja e tij vendosin që duhet ta largojnë nga familja e tyre. Dy vite më pas ajo u del kundër prindërve të së shoqit dhe vendos të kthejë vajzën e saj në shtëpi.

“Gjërat që ruan gjatë një zjarri” nga Katherine Center
Cassie ka hequr dorë nga jeta e saj si një zjarrfikëse në Texas për të ndihmuar nënën e saj të sëmurë në Boston. Bashkimi me zjarrfikësit në Boston nuk është e lehtë për të dhe cdo gjë bëhet akoma më e vështirë kur ajo fillon të bjeri në dashuri me njërin prej tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë