Sociale

14 raste të reja: Me shenja klinike të Covid-19. Shtohen të shtruarit në Infektiv

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me Covid-19. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik, ka deklaruar se janë shtuar shtrimet në Spitalin Infektiv.

Nga rastet e konfirmuara janë, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.

"Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë," u shpreh Qirijako.

Mjekja tha se nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste, ndërsa pozitiviteti në QSUT vijon të jetë 7%.
Si çdo ditë edhe Qirijao bëri thirrje për kujdesin që duhet të tregojnë qytetarët, duke mbajtur distancim social dhe higjienën vetjake.
"Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19," shtoi mjekja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është:
Tiranë 187
Krujë 24
Shkodër 19
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë