Sociale

124 raste të reja, 4 vdekje dhe 41 të shëruar në 24 orë

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar.

“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar. Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 124 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë,” shpjegon Dr. Marjeta Dervishi,

Më tej mjekja këshilloi qytetarët dhe bizneset që të ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër, të mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën ... Ajo tha gjithashtu se nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1572

Durrës 354

Shkodër 238

Fier 105

Vlorë 102

Kukës 96

Lezhë 91

Korçë 84

Elbasan 64

Berat 44

Dibër 34

Gjirokastër 30


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë