Sociale

12 raste të reja në 24 orë, 75% e të prekurve janë shëruar

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar pozitive me Covid-19 12 qytetarë, ndërsa 23 pacientë janë shëruar.

“Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 11 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë, pra mbi 75% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla,” u shpreh Qirjako.

Ndër të tjera specialistja e ISHP shpjegoi se duke pasur një lehtësim të konsiderueshëm masash, qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale. Gjithashtu Qirjako  i bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes, por të komunikojnë me urgjencën kombëtare në numrin 127, ndërsa nëse kanë nevojë për informacion apo këshillim psikologjik të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë                   87

Krujë                     58

Shkodër               16

Kamëz                  11

Fier                       5

Kurbin                  3

Elbasan                3            

Mirditë                 1

Berat                    1

Durrës                  1

Korçë                    1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë