Sociale

11.7 përqindja e pozitivitetit/ 6 të vdekur dhe 336 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të mosharve 47 - 83 vjeç.
Gjithashtu në njoftim thuhet se janë kryer 2865 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë.
Ndëtkaq rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 
88 raste në Tiranë, 24 në Elbasan, 22 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Korçë, 16 në Berat, nga 14 raste në Durrës, Pogradec, 13 në Kukës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë, 9 në Devoll, nga 8 raste në Lushnje, Sarandë, 6 në Lezhë, nga 5 raste në Krujë, Malësi e Madhe, Patos, nga 3 raste në Rrogozhinë, Dimal, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Dropull, nga 1 rast në Përmet, Divjakë, Belsh, Kolonjë, Gramsh, Skrapar, Cerrik, Poliçan, Libohovë.
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar", shpjegon më tej Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   21739
Fier      2549
Durrës   1269
Gjirokastër  1253
Shkodër  1186
Vlorë     949
Korçë   769
Elbasan  347
Lezhë     294
Kukës     360
Dibër    326
Berat     54


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë