Ekspozite

100 vjet pas Luftës së Madhe, çfarë nuk duhet të harrojnë shqiptarët


Përtë përkujtuar njëqind vjetorin e Luftës së Parë Botërore – e cila mori fund më 11 nëntor të vitit 1918, gazetari dhe studiuesi Armand Plaka ka sjellë për publikun një fond arkivor të dorës së parë me foto, skica, gazeta, revista, harta, thirrje e pllakate, nga burime brenda e jashtë vendit, të cilat revokojnë periudhën e Luftës së Madhe, në territoret shqiptare, ku veç përgatitjeve e atmosferës së luftës, bien në sy edhe fragmente nga përditshmëria në qytete e fshatra të Shqipërisë si Shkodra, Lezha, Shëngjini, Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, rajoni Korçë-Kolonjë, Berati, Fieri,Lushnja, rajoni i Mallakastrës, Labërisë dhe zona e lumit Vjosa.

Janë më shumë se 120 materialesh të marra  më së shumti nga arkivate vendeve pjesëmarrëse në luftë në frontin shqiptar si Austro-Hungaria, Franca,Italia, Serbia, Bullgaria e Gjermania, shumë prej të cilave shfaqen për herë tëparë për publikun, si dhe disa video-kronika të kohës, synohet përveçse tëvihen në dukje një sërë realitetesh thuajse të harruara të historisë sonë tëvonë kombëtare, edhe të jepen mesazhet e duhura për pasojat që lufta la pas.


“Ky mesazh vjen pikërisht në 100-vjetorin e përfundimit të “Luftës së Madhe” në një kohë ndryshimesh e sfidash të mëdha globale, edhe për një vend si Shqipëria e rajoni, duke u kthyer vetvetiu kësisoj në një thirrje për politikanët në mbarë botën e pikësëpari për ata shqiptarë, për të punuar m ëshumë për paqen, fqinjësinë e mirë dhe përparimin”, rrëfen Plaka, duke e quajtur këtë ekspozitë, e cila u çel mbrëmjen e 8 nëntorit në mjediset e resortit “Stela”, si ftesë për brezin e pasviteve ’90, “të cilët kanë rastin të njihen edhe më në detaj me një fragment të historisë së tyre kombëtare, pak të njohur e të vlerësuar, duke lundruar përtej tabuve e shablloneve skematike”.

Kjoekspozitë është e dyta brenda tre vjetëve e Plakës, pas së parës e cila u çel më rastin e 101-vjetorit të ardhjes së Princ Vidit, më 2015-ën. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun për një javë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë