Media Galeri

100 shefa kuzhine përgatisin Tiramisunë më të gjatë në botë

Rekordi për tiramisunë më të gjatë në botë është thyer në Londër. 100 shefa kuzhine italianë u mblodhën në Bashkinë e Chelseat të shtunën dhe të dielën për të përgatitur një tiramisu mjaftueshëm të gjatë për të rrëzuar rekordin e mëparshëm të vendosur nga milanez Galbani në Milano, i cili ishte 273.5 m.

Sipas rregullave të Rekordit Botëror Guinness, tiramisuja rekordthyese u përgatit dhe u montua drejtpërdrejt në vend, dhe u përdorën 50,000 biskota “ladyfinger” dhe më shumë se 3,000 vezë.

Rekordi u thye me ëmbëlsirën që shkoi në 440.6 metra.

Mirko Ricci, njeriu që qëndron pas përpjekjes për të vendosur rekordin në Londër, fillimisht e mbajti rekordin në vitin 2017 në Itali, por një ekip tjetër italian e theu atë në vitin 2019.

Ricci tha se tiramisuja ishte “ëmbëlsira më e mirë që Italia ka eksportuar” dhe tha se shefat e kuzhinës vendosën ta zhvillonin përpjekjen në Britani në vend të Italisë, si një mënyrë për t’i thënë faleminderit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë