Treg

100 mijë lekë gjobë dhe bllokim aktiviteti. Projektligji për mbrojtjen e tregut të verës

Ministria e Bujqësisë ka dërguar në Kuvend një projektligj mbi rregullimin dhe sigurinë e tregtisë së produkteve të vreshtarisë dhe verës.

Projektligji synon tregtimin e verës me varietete të certifikuara duke kërkuar regjistrimin e të gjithë sipërfaqes së mbjellë; etiketimin dhe marketingun e produktit sipas standardeve të BE-së; si edhe rritje të konkurrencës në treg dhe ulje të importeve.

Në dokument tregohet se masat që do të merren nisin nga 50 mijë lekë gjobë deri në 100 mijë lekë për çdo ha vresht. Gjobë deri në 20% të vlerës së produktit. Bllokimi i aktivitetit apo asgjësimi i tij në shkelje të enologjisë (studimi i verës).

Projektligji përcakton si shkelje:

a) Mos deklarimi i të dhënia e informacionit të pasaktë për vreshtin, emrin e varieteteve të vreshtit apo sinonimet e tyre.

b) Prodhimi ose mbushja e shisheve me produkte të rrushit për verë me qëllim shitjeje pa u regjistruar në regjistrin e vreshtarisë, nga rrush i përftuar nga vreshta të paregjistruar në regjistrin e vreshtarisë.

c) Mos mbajtja e regjistrave dhe mosplotësimi i dokumenteve shoqëruese të produkteve.

ç) Prodhimi për shitje i produkteve nga rrushi për verë prodhuar nga rrush i përftuar nga vreshta në territorin e Republikës së Shqipërisë, në një vendndodhje të ndryshme nga vendi i prodhimit të verës të regjistruar në regjistrin e vreshtave.

d) Mos përmbushja e detyrimeve për tërheqjen e nënprodukteve që rezultojnë nga prodhimi i produkteve të rrushit për verë ose shkaktimi i mbi shtypjes së rrushit.

dh) Mos certifikimi i produkteve të verës pa EOM-në dhe TGJM-në për të vendosur në etiketë vitin e vjeljes ose emrat e varieteteve të hardhisë ose sinonimet e tyre.

e) Hedhja në treg dhe tregtimi i produkteve që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në nenet 37, 38, 39 dhe 40, të këtij ligji.

ë) Ushtrimi i veprimtarisë në kundërshtim me kërkesat e praktikave enologjike 36 të përcaktuara në nenin 13, të këtij ligji.

Ministria e Bujqësisë ka dërguar në Kuvend një projektligj mbi rregullimin dhe sigurinë e tregtisë së produkteve të vreshtarisë dhe verës.

Projektligji synon tregtimin e verës me varietete të certifikuara duke kërkuar regjistrimin e të gjithë sipërfaqes së mbjellë. Etiketimin dhe marketingun e produktit sipas standardeve të BE-së. Rritje të konkurrencës në treg dhe ulje të importeve.

Në dokument tregohet se masat që do të merren nisin nga 50 mijë lekë gjobë deri në 100 mijë lekë për çdo ha vresht. Gjobë deri në 20% të vlerës së produktit. Bllokimi i aktivitetit apo asgjësimi i tij në shkelje të enologjisë (studimi i verës).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë