Shendet

100% e pacientëve prodhojnë antitrupa. Studimi që tregon se fitojmë imunitet, turpëron OBSH

Megjithëse në sasi të ndryshme, pacientët e shëruar nga Covid-19 prodhojnë antitrupa ndaj virusit. Ky është një lajm i mirë sepse e bën të besueshëm diagnozën serologjike dhe, nëse antitrupat janë mbrojtës, premton rritjen e imunitetit. Lajmi ka marrë dhenë pasi virologu Roberto Burioni e nxori si postim në Twitter, ndërsa të dhënat konkrete janë gjetur nga shkencëtarët në Universitetin e Mjekësisë Chongqing, Kinë, të cilat u botuan në revistën "Nature".

"Një artikull që tregon se të gjithë pacientët pjesëmarrës në këtë studim (285 pacientë), të cilët janë shëruar nga Covid-19, kanë prodhuar antitrupa. Brenda 19 ditëve nga fillimi i simptomave, 100% e pacientëve janë testuar pozitivë për imunoglobulinën G antivirale G (IgG), lloji i antitrupave që zakonisht janë përgjegjës për mbrojtjen afatgjatë kundër një agjenti mikrobik,” shprehet pedagogu i virologjisë Guido Silvestri nga Universiteti Emory në Atlanta. Gazeta "Si", hulumtoi lidhur me studimin (kliko për studimin e plotë) të cilit po i referohen sot e gjithë elita mjekësore. Autorët tregojnë se antitrupat kundër koronavirusit prodhohen gjatë infeksionit ose në ekspozimin ndaj antigjeneve të huaj dhe mbrojnë në afat të gjatë trupin kundër mikroorganizmave.

https://twitter.com/RobertoBurioni/status/1255503645174640641

Sipas autorëve, tani për tani mund të konkludohet se "testet serologjike mund të jenë të dobishme për diagnostikimin e pacientëve të dyshuar "Covid" me rezultate negative Rt-Pcr (tampona, ed) dhe për identifikimin e infeksioneve simptomatike.

"Studimi është i rëndësishëm", nënvizon virologu italian që jeton në SHBA, pasi konfirmon që sistemi ynë imunitar tregon një përgjigje të antitrupave kundër virusit. Përgjigja që, sipas të gjitha gjasave, na mbron që të mos të na kthehet sëmundja.

Sipas Silvestrit, ende nuk mund ta dimë se sa mund të zgjasë kjo përgjigje, por precedentët me viruse të ngjashme tregojnë se imuniteti i njerëzve mund të zgjasë nga 12 deri në 24 muaj.

Studimi i përhapur më shumë shpejtësi në të gjitha qarqet shkencore në botë, hedh poshtë edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila gjatë gjithë kohës së pandemisë bënte thirrje që njerëzit të qëndronin të mbyllur në izolim, edhe në e kishin kaluar Covid-19. Vetëm 10 ditë më parë OBSH deklaronte se “vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale, mbase 2% ose 3%, duket se kanë antitrupa në gjak nga ata që janë infektuar me Covid-19”. Më datë 21 prill, Gazeta "Si" raportoi se OBSH shprehej që imuniteti i tufës është ende larg.

“Lehtësimi i kufizimeve nuk do të sjellë fundin e epidemisë në asnjë vend,” do të thoshte drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për mediat në Gjenevë. Deklarimet e tij lidheshin me debatin mbi testimin serologjik, i cili në vendet që është përdorur masivisisht, synon të zbulojë se sa e madhe është pjesa e popullsisë që është infektuar dhe a ka zhvilluar antitrupa ndaj tij. Por, OBSH sugjeronte që numri i tyre që kanë imunitet është i ulët. “Të dhënat e hershme sugjerojnë që një përqindje relativisht e vogël e popullsisë mund të ketë krijuar antitrupa”, tha Tedros. “Jo më shumë se 2% -3%”.
Edhe 5 ditë më pas, më datë 26 prill, Gazeta "Si" citonte Organizatën Botërore të Shëndetësisë që shprehej se "nuk ka prova që njerëzit që janë shëruar prej Covid-19, të jenë më pas të mbrojtur nga një infeksion i dytë nga koronavirusi". OBSH i paralajmëronte qeveritë që mos të lëshojnë “pasaporta imuniteti” ose “çertifikata pa risk” ndaj njerëzve që janë infektuar. Kjo pasi saktësia e këtyre dokumenteve - sipas OBSH - nuk është e garantuar. “Madje praktika mund të rrisë rrezikun e vazhdimit të përhapjes së virusit pasi njerëzit që janë shëruar mund të injorojnë këshillat e masave paraprake për të bërë kujdes ndaj infektimit me virus”, shprehej OBSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë